Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj është arrestuar një person i cili dyshohet për ‘’lëndim të rëndë trupor’’, dhe për ‘’kanosje’’.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën magjistrale Prishtinë – Shkup. Sipas njoftimit, i dyshuari R.S., pasi ka tejkaluar dhe bllokuar me automjetin e tij viktimën A.T., e ka sulmuar këtë të fundit fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt.
Gjatë hetimeve, Policia ka intervistuar edhe vajzën e viktimës, e cila njëherësh është ish-bashkëshortja e të dyshuarit. Ajo ka deklaruar se ishte kërcënuar përmes telefonit nga R.S.
Arrestohet një person i dyshuar për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Kanosje” në Ferizaj
Ferizaj, 16.05.2026
Njësia e Hetimeve e stacionit policor, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për dy vepra penale.
Me datën 15.05.2026, në rrugën magjistrale Prishtinë – Shkup, ka ndodhur një incident trafiku dhe sulm fizik. I dyshuari R.S., pasi ka tejkaluar dhe bllokuar me automjetin e tij viktimën A.T., e ka sulmuar këtë të fundit fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt.
Gjatë zhvillimit të hetimeve, policia ka intervistuar edhe vajzën e viktimës, A.T. (ish-bashkëshortja e të dyshuarit), e cila ka deklaruar se është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari R.S. Si provë materiale, ajo ka dorëzuar dy audio-incizime ku dëgjohen fjalët kërcënuese.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me ç’rast ka pranuar kryerjen e veprave penale.
Në lidhje me këtë rast, me vendim te prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale „Lëndim i rëndë trupor“ dhe „Kanosja“, ndërsa i dyshuari R.S. është dërguar në mbajtje për 48 orë.











