Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
Sipas policisë, rasti është evidentuar më 1 shtator 2026, rreth orës 09:50.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hapur profile të rreme në emër të një gruaje kosovare.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



















