Cristiano Ronaldo duket se ka arritur ta rezervojë numrin 7-të në fanellë te Manchester United.
Ylli portugez u rikthye te Djajtë e Kuq pas më shumë se një dekade, e që tifozët as që e kishin menduar një gjë të tillë.
Pas tre vitesh të kaluara te Juventusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Torino, për t’u rikthyer në Old Trafford.
Sipas asaj që raporton gazetari Jonathan Shrager, është arritur marrëveshja mes Ligës Premier dhe Edinson Cavanit që numri 7-të t’i takojë 36-vjeçarit.
Ronaldo është aktualisht në Lisbonë pas largimit nga Zonja e Vjetër, e pas ndeshjeve ndërkombëtare që luhen në shtator, do të rikthehet te Unitedi.
Më pas, ai pritet të debutojë ndaj Newcastle Unitedit, e që aty edhe do të shënohet rikthimi i tij zyrtar në fushë për klubin anglez.
https://twitter.com/JonathanShrager/status/1431990678972678148?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1431990678972678148%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farrihet-marreveshja-ligen-premier-dhe-cavanin-ronaldos-takon-numri-7-ne-fanelle%2F