Karateisti Islam Selmani ka qenë i jashtëzakonshëm në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të karatesë, duke mposhtur karateistin nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov.

Selmani në kategorinë deri në 60 kilogramë tashmë e ka siguruar një medalje për Kosovën, ndërsa të dielën do ta tentojë të artën.

Asnjëherë më parë nuk kemi parë një garues nga Kosova që arrin një në finale të Botërorit në karate, prandaj Selmani së shpejti mund ta shkruajë historinë.

Në gjysmëfinale, ai ishte i shkëlqyer ndaj Turakhonov, të cilin e mposhti bindshëm me rezultat 9-1.

Kujtojmë, finalja do të zhvillohet të dielën.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts