Një ëndërr plot 20 vite, sonte mund të bëhet realitet.
Arsenali mund të festoj titullin e 14-të të Premierligës, mrëmjen e sotme.
Skenari që ”Topçinjtë” të kurorëzohen me titullin e kampionit të Anglisë, është që Mancheter City të barazoj ose humb ndeshjen ndaj Bournemouthit.
Arsenali kryeson tabelën e Premierligës, me 82 pikë, pesë më shumë se Manchester City, derisa të dielen zhvillohen ndeshjet e fundit të sezonit.
Në rast të fitores së ”Qytetarëve” sonte, atëherë kampioni i Anglisë do të mësohet diten e diel, ku Arsenali luan si mysafire e Crystal palace, derisa City do të jetë nikoqir i Aston Villës.











