Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk ka arritur të sigurojë asnjë nominim në edicionin e vitit 2027 të çmimeve prestigjioze Grammy Awards.
Artistja kishte paraqitur albumin e saj më të ri “DIRTY BLONDE” për shqyrtim në disa kategori të Grammy Awards, duke përfshirë edhe këngët dhe materialet muzikore që janë pjesë e këtij projekti.
Megjithatë, asnjë prej aplikimeve të saj nuk arriti të përfshihej në listën përfundimtare të nominimeve.
Sipas listës së aplikimeve për shqyrtim, albumi dhe materialet e tij ishin paraqitur në nëntë kategori:
Incizimi i Vitit: “New Religion” (me Faithless)
Albumi i Vitit : “DIRTY BLONDE”
Kënga e Vitit: “New Religion” (me Faithless)
Albumi më mire Best Dance/Electronic: “DIRTY BLONDE”
Incizimi më i Mirë Dance Pop: “New Religion” (me Faithless)
Incizimi më i Mirë i Rirregulluar (Remiks): “Sad Girls” (me David Guetta) [DJs From Mars Remix]
Paketa më e Mirë e Albumit: “DIRTY BLONDE”
Kopertina më e Mirë e Albumit: “DIRTY BLONDE”
Filmi më i Mirë Muzikor: “DIRTY BLONDE: The Super Dirty Cut”
Pavarësisht aplikimeve në këto kategori, Bebe Rexha nuk arriti të sigurojë asnjë nominim për edicionin e sivjetmë të ceremonisë.
Albumi “DIRTY BLONDE” u publikua më 12 qershor 2026 dhe shënon projektin e parë të këngëtares si artiste e pavarur, pas ndarjes nga kompania e saj e mëparshme diskografike. Projekti përmban 13 këngë, mes tyre edhe bashkëpunimet me Faithless dhe David Guetta.
Kujtojmë se Bebe Rexha ka qenë më parë katër herë e nominuar në Grammy Awards, përfshirë kategorinë “Best New Artist” në vitin 2019.
Në anën tjetër në kategorinë Albumi më i Mirë Dance/Elektronik në Grammy 2027 u nominuan pesë artistë:
Madonna – Confessions II
Robyn – Sexistential
Skrillex – SOMA
Slayyyter – WOR$T GIRL IN AMERICA
Tame Impala – Deadbeat.


















