Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Barcelona tashmë ka paraqitur ofertën e saj të parë zyrtare për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Pas përfundimit të marrëveshjes për Anthony Gordon nga Newcastle United, drejtuesit katalanas kanë kthyer vëmendjen te transferimi i Alvarezit, i cili konsiderohet një nga objektivat kryesorë të klubit për repartin ofensiv.

Sipas Romanos, oferta e Barcelonës kap vlerën e 100 milionë eurove dhe nuk përfshin bonuse apo shkëmbim lojtarësh.

Ai ka theksuar gjithashtu se Atletico Madridi nuk është i kënaqur me zhvillimet e fundit, sidomos pasi lojtari raportohet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Për Julian Alvarezin interesim ka shfaqur edhe Paris Saint-Germain, por sipas raportimeve, preferenca e sulmuesit është transferimi te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts