Rahoveci 029 është skuadra e parë e Superligës së Kosovës te meshkujt që zyrtarizon lojtar të ri për vitin e ri 2026.

‘Vreshtarët’ kanë njoftuar për marrëveshje me amerikanin Adonis Thomas i gjatë 197 centimetra dhe i cili luan në pozitat 3/4.

Lojtari në fillim të karrierës pas kolegjiale ka luajtur pak në NBA me ekipe si: Orlando Magic dhe Philadelphia 76ers.

Më pas u paraqit në Itali me Avellinon, Banvit (Turqi), Medi Bayreuth (Gjermani), Gravelines-Dunkerque (Francë), Astana (Kazakistan), KRKA (Slloveni), Stal Ostrow Wielkopolski (Poloni), Bnei Herzeliya (Izrael), Mineros de Zacatecas (Meksikë) dhe së fundmi ka luajtur me Al Sadd në Katar me 7.8 pikë në 2 ndeshje. /AsistiOnline.com/ 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Sarah Berisha e konfirmon ndarjen nga DJ PM
Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së
Padrejtësia gjyqësore në Hagë

Related Posts