Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha u ka kërkuar fansave, që të ndalin krahasimin dhe vendosjen e grave në konkurrencë me njëra-tjetrën, ka shkruar FemaleFirst.

Ajo ka reaguar pasi një përdorues në rrjetet sociale e krahasoi me këngëtaren Olivia Rodrigo, duke komentuar se ajo “kishte shitur më shumë albume”.

“Jam e lumtur për të. Nuk ka nevojë të vihen gratë kundër njëra-tjetrës. Dëgjojeni ‘Dirty Blonde’ për fuqizimin e grave”, iu përgjigj Rexha.

Postimi i saj fillestar kishte të bënte me trishtimin për vdekjen e artistit Oliver Tree, me të cilin ajo kishte incizuar një këngë që nuk u përfshi në albumin e saj të fundit “Dirty Blonde”.

Reagim është bërë pas deklaratave të mëparshme të këngëtares, ku ajo kishte akuzuar industrinë muzikore për mënyrën si trajtohen artistët dhe kishte thënë se është ndier e detyruar të heshtë dhe se i janë bërë padrejtësi.

Në vitin 2024, ajo kishte paralajmëruar se mund të fliste publikisht për përvojat e saj në industri, duke thënë se ka qenë “e nënvlerësuar” dhe “e ndëshkuar” kur ka ngritur zërin.

Më herët, ajo kishte kritikuar edhe reperin G-Eazy, duke e quajtur “mosmirënjohës”, pas përplasjeve për bashkëpunimin e tyre të vitit 2015.

Megjithatë, Rexha më vonë i hoqi disa nga postimet, duke shpjeguar se ishin larguar nga ekipi i saj për menaxhimin e rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts