Bekim Sejdiu është emri i propozuar nga LDK për president të Kosovës, pas dakordimit me Vetëvendosjen.

Pas këtij dakordimi, Sejdiu ka bërë deklarimin e parë për media.

Ai tha se emri i tij është dakorduar gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, duke e cilësuar këtë si nder dhe përgjegjësi.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ani pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fushat akademike”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i presidentit.

“Jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë, që të shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts