Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka komentuar zhvillimet politike pas kërcënimit të rrejshëm me bombë në Kuvend, duke thënë se situata po bëhet e tepërt dhe se vendi ka nevojë për reflektim të përgjithshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai paralajmëroi mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve në votimin për kryetarin e Kuvendit dhe tha se nuk do të lejojë që hidhërimi politik të bëhet barrë për vendin.

Ai tha se sot mund të propozohet edhe mocioni për kalim në votim të fshehtë.

“Sikur ka ndodhur edhe më përpara, nuk kemi pasur ndonjë shqetësim se është pritur që të jetë i rrejshëm. Kjo situatë besoj që tani është bërë e tepërt dhe na duhet që të reflektojmë të gjithë. Po duket që dojnë me bë një mocion për çështjen e ndërrimit të votimit. Edhe kur dalim në atë pjesën e votimit të hapur, besoj që do të reflektoj unë së pari. Nuk dua që në kurriz të Kosovës të mbaj hidhërim me askënd. As nuk ma determinon mendimin politik as opozita, se unë nuk jam opozitë më së pari, se këtu nuk dihet kush do ta bëjë qeverinë. Do ta shikojmë momentin e parë me gjithë formën se si me dalë nga kjo situatë,” tha Berisha.

Related Posts