Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në njërin prej bizneseve prodhuese në komunë, ku është njohur nga afër me sfidat e sektorit të përpunimit të ushqimeve.

Gjatë takimit me drejtuesit e biznesit, u diskutua për vështirësitë që kanë sjellë çmimet e larta, sidomos në aspektin e shpenzimeve të energjisë, të cilat po e bëjnë më të ndërlikuar ruajtjen e konkurrueshmërisë në treg.

Osmani theksoi se një prej prioriteteve të tij është mbështetja konkrete për prodhuesit vendorë, duke e parë këtë si rrugën më të sigurt për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve lokale.

“Mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Fushë Kosovës,” u shpreh Osmani.

Me moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”, ai synon të sjellë një qasje të re për komunën, të bazuar në zhvillim, punësim dhe përparim të qëndrueshëm.

 

Related Posts