Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Bislimit, ai është duke zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues të ndërmarrjeve.
“Kryeministri Kurti është duke zhvilluar takime të rëndësishme në SHBA me udhëheqës shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve me renome ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
Një vizitë e kësaj natyre shkon përtej partneriteti politik që e kemi gëzuar Kosova dhe SHBA ndër vite duke i dhënë asaj edhe tri dimensione tjera”, tha Bislimi gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës.Ai thekson se mundësia e bashkëpunimit është rrafshin e investimeve të huaja direkte.
“Mundësia e bashkëpunimit në rrafshin e investimeve të huaja direkte dhe punësimit në vend. Kosova duhet të trajtojë mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë amerikane për të sjellë investime dhe vende pune në Kosovë. Kryeministri Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në SHBA”, theksoi ai.
Bislimi shton se diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme.
“Duke marrë parasysh që kompanitë amerikane janë inovatorët e parë në fushën e teknologjisë informative dhe duke e marrë parasysh potecinalin që Kosova ka në këtë fushë, mundësitë janë reale që të sjellim në Kosovë njohurit më të reja në fushën e teknologjisë informative dhe të bëjmë lidhjen me tregun e SHBA dhe vendeve të tjera ku operojnë këto kompani.
Diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme, që kanë luajtur rol të madh në çlirimin e vendit dhe vazhdojnë të kontribuojnë në vend”, shtoi ai.