E themeluar në vitin 2000 në Prishtinë, Bizhuteria “Anea” është një emër i njohur dhe i besuar në tregun kosovar të bizhuterisë. Me një përvojë të gjatë dhe përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, “Anea” është bërë zgjedhja e parë për ata që kërkojnë stil, finesë dhe produkte ekskluzive.

Kompania ANEA është furnizues ekskluziv i shumë brendeve të njohura ndërkombëtare, duke sjellë në treg bizhuteri dhe aksesorë që përmbushin standardet më të larta të dizajnit dhe përpunimit. Koleksionet përfshijnë bizhuteri për përditshmëri, raste të veçanta, dhurata unike dhe shumë më tepër.

Ajo që i veçon është kujdesi për detajet, përzgjedhja e produkteve me shije dhe shërbimi i ngrohtë dhe profesional ndaj klientit. Ne besojmë se çdo aksesor ka një histori për të treguar dhe në “Anea”, ndihmojnë klientët  ta gjejnë atë që i përshtatet më së miri stilit dhe personalitetit të tyre.

Për më shumë se dy dekada, kane ndërtuar një urë besimi me klientët, dhe janë të përkushtuar që ta mbajnë atë për çdo gjeneratë të re që kërkon diçka të veçantë.

Related Posts