Real Madridi mori fitoren e tretë radhazi në La Liga teksa pasditen e së dielës mposhti me rezultat 2-0 fqinjin Getafe në ‘Santiago Bernabeu’.

Gjërat duket se kanë filluar të përmirësohen për kampionin në fuqi të Spanjës, të cilët tashmë janë vetëm një pikë mbrapa Barcelonës në krye të tabelës, madje kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me paraqitjen ndaj Getafes dhe sipas Diario AS, ai gjithashtu komentoi edhe për situatën aktuale të ekipit të tij në La Liga.

“Sot ne u futëm me një ekuilibër të mirë dhe vendosmëri. Ne fituam me meritë. Përkundër vështirësive, të cilat janë shumë si lëndimet, Real Madridi po lufton”.

“Çfarë më jep vetëbesim është se ne jemi rikthyer të kemi vendosmëri, shpirt dhe koncentrim. Pak nga pak, ne do të zgjidhim probleme, ndërkohë ne jemi atje duke luftuar”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti gjithashtu dha një përditësim edhe për Jude Bellingham, i cili u detyrua të largohej nga loja pas 45 minutave ndaj Getafes.

“Ai ka një problem me qafën dhe nuk mundi të vazhdonte, por nuk është një lëndim”, përfundoi italiani.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 23 mars

Ngjarjet e datës 23 mars

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026
Ngjarjet e datës 23 mars

Ngjarjet e datës 23 mars

March 22, 2026

Related Posts