Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke publikuar në Instagram një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur edhe flamuri i Serbisë. Mbi fotografi, deputeti i PDK-së ka shkruar: “Tradhtare e kombit”.
Kanë kaluar dy ditë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Gërvalla nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me vendimin.
Ndërkohë, gjatë protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, një nga kërkesat e protestuesve ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.




















