Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi dje pas mesnatës, ku 25 vjeçari me inicialet A.M, vdiq pasi u sulmua fizikisht me një mjet të mprehtë nga dy të dyshuar.
Për vrasjen e 25 vjeçarit janë të dyshuar dy persona, të cilët ndodhen akoma në arrati.
Me anë të raportit 24-orësh, policia njofton se kanë kryer kontrolle në lokacione të ndryshme, në të cilat dyshohej se ndodheshin të kërkuarit për vrasjen e të riut.
Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË /Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime.