Zëdhënësi e KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani janë refuzuar mbi 20 mijë zarfe me fletëvotime nga jashtë, raporton GazetaBlic.
Ai në një prononcim për gazetarë është shprehur se tani për tani janë duke u rinumëruar disa vendvotime, për të cilat ka vendosur KQZ, teksa ka shtuar se së shpejti pritet të nis edhe numërimi i votave me kush dhe ato nga jashtë.
“Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% e vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe. Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në QNR”, ka thënë Elezi./GazetaBlic