08:00- Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

11:00 – 14:00 -Në organizim të Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Ansamblin “Shota”, organizohet një ceremoni komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci.11:00 – Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri në Teatrin Kombëtar;11:30 – 14:00 – Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti artistik. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

12:00- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”)

12:00-Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin: Në solidaritet me popullin palestinez. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

13:00-Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

16:00-Mbahet ceremonia e varrimit të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci. (Varrezat e qytetit në Arbëri)

Related Posts