PDK-ja ka vendosur një kusht për tërheqjen e lëndëve të saj nga Gjykata Kushtetuese.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia është e gatshme të bëjë një hap të tillë nëse Lëvizja Vetëvendosje merr publikisht zotim se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Çitaku ka bërë të ditur se një deklaratë publike nga VV-ja për mbështetjen e këtij projektligji do të ishte kusht për tërheqjen e lëndëve që PDK-ja i ka dërguar në Kushtetuese.




















