Aktori Granit Uka ka reaguar lidhur me situatën e emisionit “Logjikonomia”, që nuk është më i disponueshëm në YouTube pas transmetimit të mbrëmshëm.

Në një prononcim për Indeksonline, Uka tha:

“Ja sdi sen une, qeto lajme qe i keni ju i kam edhe une, kurgjo ma shume. Veç po i shoh reagimet qe nuk eshte me. Nuk kam kontaktuar as me televizionin as me kerkon. Nuk e di çka kemi me ndermarr, ajo nuk eshte pjese e jemja. Une e kom kry episodin e kom lujt”.

Deklarata e tij tregon se aktori ka luajtur pjesën e tij në episodin e fundit dhe nuk ka pasur ndonjë kontakt me televizionin.

Gjithashtu shtoi se nuk ka informacion shtesë mbi hapat që do të ndërmerren pas mbylljes së kanalit të televizionit ne Youtube.

Related Posts