Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, shprehu krenarinë e tij për paraqitjen e lojtarëve në ndeshjen ndaj Anglisë, pavarësisht disfatës 2-0 në “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri theksoi se Shqipëria luajti një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari që synon gjysmëfinalet e Botërorit.

“Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët. Bëmë një lojë të mirë ndaj një kundërshtari që synon të arrijë të paktën gjysmëfinalet e një Botërori. Skuadra ka ndryshuar, është rritur, është bërë një punë e madhe nga stafi, ekipi, nga të gjithë”.

“Anglia nuk të lejon të reagosh. Pas pësimit të një goli mund të pësosh më shumë të tjerë, është aftësia e tyre dhe e kanë pësuar edhe skuadra të tjera”, deklaroi Sylvinho.

Ai nuk komentoi për kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në play-off për Kupën e Botës 2026. Ndeshjet e play-offit do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

“Nuk mendojmë dot, pa njohur më parë kundërshtarin. Deri atëherë shpresojmë t’i kemi të gjithë lojtarët në gjendje dhe në formë,” përfundoi trajneri.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts