Ditën e djeshme (e shtunë) është bërë virale një fotografi e reperit Gold AG, i cili ndali veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin.
Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale e një të tillë e bëri edhe aktori Çun Lajçi.
Autori i mirënjohur ka treguar një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografoj pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë.
I njëjti madje i ka hedhur ‘kunja’ drejtpërdrejt artistit të njohur duke shtuar se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.
Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):
“Faluni për vete jo për fotografi
Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.
Shkruej n’veturë m’tha!
Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!
A din pse?
Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!
Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!”.