Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë.
Zyrja ligjore e KQZ-ës, ka bërë një rekomandim, ku lejohet kandidimi i të gjithë kandidatëve nga subjektet politike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ndalon kandidimi për deputet të gjithë personave që kanë dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.
Kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka, është deklaruar se vendimi për të votuar mbi rekomandim e ZRP-ës, duhet të shtyhet të paktën për dy orë.
“Propozoj shtyrjen e mbledhjes për dy orë, në mënyrë që t’i shohim dokumentet në bazë të cilave zyrja ligjore ka bërë këtë rekomandim” – u shpreh ajo.