Shfaqja e kompanisë si një lider AI dhe fakti se ka arritur të trajnojë R1 me kosto disa herë më të ulëta sesa rivalët Amerikanë si OpenAI, krijoi panik në tregje.
Shpërthimi i popullaritet të DeepSeek vijon të jetë një problem për startupin AI. Bloomberg raportoi se kompania ka vendosur të kufizojë përkohësisht qasjen në API-në e saj në përgjigje të kapaciteteve të pamjaftueshme të serverëve.
“Për shkak të ngarkesës së serverëve, kemi vendosur të ndërpresim shërbimin API për të parandaluar impaktin e mundshëm negativ ndaj operacioneve tona,” tha DeepSeek.
Që nga debutimi i modeli R1 më 20 Janar DeepSeek është përballur me kërkesë të lartë për shërbimet e saj. Shfaqja e kompanisë si një lider AI dhe fakti se ka arritur të trajnojë R1 me kosto disa herë më të ulëta sesa rivalët Amerikanë si OpenAI, krijoi panik në tregje.
Aksionet e kompanive të mëdha të teknologjisë, përfshirë Nvidia, humbën 1 trilionë dollarë vlerë tregu pasi DeepSeek u ngjit në krye të dyqanit të aplikacioneve App Store në SHBA.
Që atëherë OpenAI ka lançuar modelin o3-mini dhe Deep Research për ChatGPT.