Deliu tha se kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga policia.
“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull”.
“Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit”, shkroi tutje Deliu.