Deputeti i vetëm i Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli po vazhdon ta sulmon ish-shefin e tij Isa Mustafa, që të largohet nga LDK’ja.
Avdyli i është gëzuar dhe ka përkrahur deklaratat e deputetit të LDK’së, Fatmir Rexhepi, i cili dje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë nga udhëheqja e partisë dhe Vjosa Osmani të mbetet presidente.
E kjo deklaratë e ka gëzuar deputetin e Vjosa Osmani, ku deklaratën e deputetit Rexhepi e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Ai nuk ka bërë ndonjë përshkrim, mirëpo ka treguar edhe njëherë se në çdo formë është kundër Isa Mustafës.
Kujtojmë se sulmet e Avdylit janë rritur së fundi ndaj ish-shefit të tij Isa Mustafa, pasi ky i fundit u tall me të duke e krahasuar me Haki Abazin.