Deputeti i Kuvendit të Republikë së Kosovë, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, duke komentusr situatën në cilin gjinden serbët në Kosovë, ai ka thënë së keta të fundit kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit, Listës Serbe, dhe grupeve kriminale të Radoijçiqit dhe Veselinoviqit.

Pasi që, siç shprehet Bajqinovci, ka shantazhe, sulme, presione, linçime, djegie veturash, e vrasje për ata që kundërshtojnë.

Shkrimi i plotë:

Shantazhe e sulme ndaj kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Presione e kërcënime ndaj serbëve lokalë për të tërhequr kandidaturat në zgjedhje lokale e nacionale. Linçime ndaj pjesëtarëve të FSK dhe Policisë së Kosovë nga radhët e komunitetit serb. Kërcënime ndaj atyre që duan të rikthen në këto institucione. Arrestime, maltretime dhe frikësime nga BIA sa herë kalojnë kufirin, për të gjithë ata që shprehin mendim tjetër nga Beogradi zyrtar. Djegie veturash e dëmtim të pronave private për ata që konvertojnë targat ilegale të Serbisë. Largim nga puna dhe ndërprerje të pensioneve për të gjithë ata që rezistojnë. Vrasje për ata që kundërshtojnë. Kjo është jeta e serbëve të Kosovës nën diktatin e Beogradit, Listës Serbe, e grupeve kriminale të Radoijçiqit dhe Veselinoviqit. Nga ta më së shumti e së pari kanë nevojë të çlirohen vetë serbët në Kosovë.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi  4 Gusht

Horoskopi 4 Gusht

August 3, 2026
Ngjarjet e datës 4 gusht

Ngjarjet e datës 4 gusht

August 3, 2026
Pritje deri në 1 orë e gjysmë në kufi, kolonat më të gjata në Muçibabë dhe Kullë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts