Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, pas zhvillimeve në kuvend rreth pagës miminale, ka thënë se nëse do të kishte mocion të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, ai do të votonte për.
Por kushti për këtë do të ishte që kundër të mos ishte edhe Lista Serbe.
“Pëndryshe, sot do të shkonte në shtëpi [qeveria]”, është përgjigjur ai pas kësaj kur është pyetur nëse është për rrëzimin e qeverisë.
Reagimi dhe pakënaqësia e Humollit lidhet me kalimin e lexim të parë të projektligjit për Pagën Minimale në Kuvend të Kosovës.