Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
















