Analisti Dibran Hoxha ka treguar se sot rastësisht e ka dëgjuar një deputet të VV’së – duke mos përmendur me emër cilin, duke thënë se ‘nuk i kemi numrat, as ata nuk i kanë numrat’.
Hoxha në emisionin Pressing në T7 tha se ai deputeti i VV’së, nuk e kishte parë atë, prandaj thotë se ishte i sinqertë derisa fliste me dikë në telefon.
“Sot rasisht nje depytet i VV, ish në oborrin e QKUK tu fol para meje në telefon, ai nuk më pa mua dhe pse nuk e diti foli sinqert. Tha na nuk i kemi numrat, ata nuk i kanë numrat, ata po mundohen me na qit neve fajtor qysh na nuk kemi mbrri me i bo institucionet, po as ata nuk i kanë, dmth qikjo është situata”, tha ai.