Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit në Prizren, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, transmeton Rilindjashqiptare.

Sipas njoftimit të policisë: “I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur një tjetër person, po ashtu mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë sekuestruar një pushkë ajrore dhe një boks hekuri”.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts