Joe DioGuardi është politikan amerikan me origjinë arbëreshe-shqiptare nga Italia, i cili është ish-kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës. Prej 1984 si anëtar i Kongresit Amerikan dhe prej 1989 si President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëri të pamundurën, për ta kthyer çështjen shqiptare nga më të panjohurën në metropolin kryesor të politikës që mbizotërohej nga ndikimi serb, në gjithmonë të pranishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan, shkruan InfoShqip.
Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi në një takim me kongresmenin Dan Donovan i shpjegon atij për shqiptarët në ballkan, se si shqiptarët kaluan nga komunizmi në korrupsion dhe sllavët shfrytzuan paranë për të blerë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë ata. Dioguardi gjithashtu thotë se Europa nuk kujdeset për asgjë kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe SHBA duhet të tregohen vigjilentë.
Një ndër gjërat që bënë Serbët ndër vite pas luftes së dytë Botërore, ishte rikolonizimi, lëvizja për shkak të Serbisë dhe serbëve. Ky ishte Tito dhe më pas MIllosheviçi, që nuk t’I kontrollonin ata por kjo gjë nuk funksioni. Por ajo që ndodhi është se ne (shqiptarët) kanë pasur lidër të korruptuar, që kanë marrë kontrollin dhe ne tani po luftojmë se si t’I heqim qafe në Kosovë dhe Shqipëri. Problemi është se ata kanë kaluar nga komunizmi në korrupsion. Ky është problem më I madh që ka SHBA-ja. Ne nuk na pëlqen të flasim për këtë gjë sepse kemi kuptuar që do të kujdeset Europa. Por këta zonja e zotërinj e dine nga terreni eë Europa, nuk kujdeset për asgjë kur bëhet fjalë për Shqipërinë, u shpreh DioGuardi.
Për më shumë shikoni mbi takimin e Dioguardi me kongresmenin Don Donovan ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme. /InfoShqip.com
https://youtu.be/ck-cBbxeRQk