Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar
Artistja shqiptare Donna Dafi ka sjellë për publikun videoklipin e saj më të ri, të titulluar “ManGo”, një këngë që po tërheq vëmendje dhe po konsiderohet si një nga prurjet më të fuqishme të momentit në skenën muzikore.
E ndërtuar mbi një kombinim të R&B-së, pop-it alternativ dhe ritmeve globale, “ManGo” vjen me një frymë moderne dhe një estetikë të kuruar. Projekti nis me një atmosferë të butë, për t’u shndërruar gradualisht në një deklaratë të fortë për vetëdijesim dhe çlirim emocional, duke trajtuar temën e largimit nga një marrëdhënie manipuluese dhe rikthimin e kontrollit mbi veten.
Vetë artistja e përshkruan këtë projekt si një proces personal:
“Ishte si terapi për mua – më çoi në momentin e qartësisë: po të lë të ikësh,” shprehet Donna Dafi.
Pas këngëve “Primadonna” dhe “Touch Me Like That”, ajo po vazhdon të konsolidojë identitetin e saj artistik dhe të zgjerojë prezencën në tregun ndërkombëtar. Me stilin e saj të veçantë dhe mesazhin e fuqishëm, “ManGo” synon të depërtojë si në playlistat muzikore, ashtu edhe në pistat e vallëzimit.
Videoklipi i këngës është tashmë i publikuar dhe i disponueshëm për publikun në platformat kryesore muzikore.























