21 mijë nënshkrime të qyetatarëve të Kosoëvs zyrtarisht janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, e ku përmes tyre po këkrkohet që qytetarëve të Kosovës t`u lejohet tërheqja e një shumë të parave nga Trusti.
Adnan Jashari iniciator i peticionit për Nismen Legjislative Qytetare i ka bërë thirje Qeverisë dhe Kuvendit që të përshpejtohen procedurat në mënyrë që të mundësohet tërheja e një shume të parave nga Trusti.
Njoftimi i plotë:
Sot në cilësine e Iniciatorit të peticionit për Nismen Legjislative Qytetare, që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30%, së bashku me disa nga vullnetarët e grupit nga e gjithë Kosova, që na kanë ndihmuar në mbledhjen e nënshkrimeve, si dhe me deputetin e Kuvendit të Kosoves z.Bekim Haxhiu, dorëzuam 21.398 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ne i bëjmë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë, që t’i përshpejtojnë procedurat për riprocedim të Projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30 %, dhe mos të hezitojnë që të votojne pro kësaj kërkese.
Kërkesa e qytetarëve është urgjente për shkak të gjendjes së rënduar, me çmimet e larta të produkteve dhe inflacionit tepër të lartë.
Kësaj radhe kërkesa ka ardhur si Nismë Legjislative, përmes nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, prandaj nuk ka arsye që deputetët e Kosovës mos të jenë pro kësaj kërkese.
Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nënshkruar Peticionin, dhe falenderim për të gjithë vullnetarët e grupit që kanë mbledhur nënshkrime në çdo qytet të Kosoves.
I juaji Adnan Jashari