Lëndimi i Lamine Yamal ka goditur skuadrën e Barcelonës dhe kombëtaren e Spanjës.

Skuadra katalanase ka konfirmuar se 18-vjeçari nuk do të luaj ndeshjet e mbetura të sezonit, derisa ende nuk dihet nëse do të rikuperohet për Kupën e Botës.

Rreth lëndimit të Yamal, drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, të henën kanë mbajtur një takim, ku është diskutuar situatën.

Sipas raportimeve, ky takim kishte qëlli

Në takim morën pjesë Raul Martinez, kreu i departamentit të fizioterapisë së klubit, dhe Fernando Galan, i cili vepron si lidhja midis Barcelonës dhe RFEF-së.

Yamal nuk do të luajë më për Barcelonën këtë sezon. Ai do të përfshihet në listën e skuadrës së De la Fuentes më 30 maj, pas afërsisht pesë javësh e gjysmë jashtë, dhe do të vazhdojë punën e tij të rikuperimit.

Megjithatë, ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore përgatitore të Spanjës kundër Irakut më 4 qershor dhe Perusë më 8 qershor. Nga ajo pikë, rikthimi i tij do të jetë gradual dhe i udhëhequr nga vlerësimet mjekësore dhe ndjesitë e vetë lojtarit.

m për të koordinuar planin e rikuperimit për Lamine përpara përfshirjes së tij me ekipin kombëtar spanjoll të futbollit.

Related Posts