Dua Lipa, e sapomartuar, u shfaq rrezatuese të mërkurën, ndërsa largohej nga një studio regjistrimi në Nju Jork, duke ekspozuar “ngjyren e fituar” gjatë pushimeve dhe unazën e saj të martesës.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila u martua muajin e kaluar në Siçili, kaloi një muaj mjalti të zgjatur në Itali me bashkëshortin e saj, Callum Turner, përpara se t’i rikthehej angazhimeve profesionale.

Çifti u pa në Bregun e Amalfit, Romë dhe Porto Ercole, përpara se të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara, duke nxitur spekulime se mund të merrnin pjesë në dasmën e Taylor Swift.

Megjithatë, duket se Dua ndodhet në Nju Jork për t’u përqendruar në projektet e saj të reja muzikore, pasi u fotografua duke dalë me stil nga studioja e regjistrimit.

Për këtë dalje, Dua kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë dhe elegante: një bluzë të zezë pa mëngë poshtë një këmishe të bardhë, të kombinuar me xhinse të gjera blu dhe shapka.

Ajo mbante mbi supe një çantë të madhe të zezë Chanel dhe e kompletoi paraqitjen me një palë syze dielli të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts