Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka surprizuar ndjekësit e saj duke publikuar për herë të parë fotografi nga kurorëzimi.
Në postimin që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë, ajo ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “31.05.2026”, do të thotë data kur i dha fund beqarisë, përcjell Indeksonline.
Fotografitë, të cilat tregojnë momente të veçanta nga ceremonia, u pritën me entuziazëm nga fansat, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash.
Me këtë postim, Dua Lipa ndan për herë të parë momentin e kurorëzimit me fansat e saj, duke e kthyer në një kujtim të veçantë dhe personal.






















