Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka shpërndarë në Instagram një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa, ku shkruhet se “Liria është fitu me gjak” dhe se UÇK-ja do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Postimi përmbyllet me mesazhin “Liria ka emër”.

Reagimi i Dua Lipës vjen pas vendimit të Hagës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim në shkallë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts