Mëngjesin e së premtes gjatë një aksioni të Policisë dhe Prokurorisë janë arrestuar tetë zyrtarë policorë.
Personat e arrestuar janë Donikë Mjaku, Marigona Gashi, Vedat Fetahu, Valon Bajçinca, Visar Shala, Rexhep Selimi, Bedri Jonuzi dhe Milos Kovaceviç.
Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se të njëjtit dyshohen për disa vepra penale siç janë “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.
Të arrestuarit janë duke u intervistuar në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Gjashtë nga të arrestuarit janë prangosur në stacion policor, ndërsa dy nga ta në shtëpitë e tyre ku edhe janë kryer bastisje.
Në njoftim po ashtu thuhet se në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm i cili tregon përkushtimin e Prokurorit të Shtetit në luftën kundër korrupsionit.
“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267 Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K. Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-n”, thuhet në njoftim.