Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts