Ish-shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27- vjetësh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.
Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në këtë objekt ishte zbuluar edhe një ambulancë që dyshohej se u përkiste strukturave ilegale serbe. Gjithashtu dyshohet se në këtë objekt mund të ketë edhe një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Për këto pretendime deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.




















