Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Prishtinë.
Pas kësaj njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, përmes verifikimit të kamerave të sigurisë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera operative, kanë konstatuar se nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku dhe se rasti ishte raportuar në mënyrë të rreme.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se personi i dyshuar është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Deklarim i rremë”.


















