Një 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Avni Zaiti Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, shtoi Zaiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts