Një grua ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të 16 qershorit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:30, një punonjës sigurie, derisa po verifikonte një alarm të aktivizuar në një lokal, ka vërejtur një person të shtrirë në tokë dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Policia ka thirrur njësinë emergjente, e cila ka konstatuar shenja jete te viktima dhe e ka dërguar me urgjencë në QKUK, ku pas një ore mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonalë, forenzika dhe Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, me ç’rast është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa identiteti i viktimës mbetet ende i panjohur.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Deri në 32 gradë këtë javë në Kosovë
Horoskopi – 13 Korrik

Horoskopi – 13 Korrik

July 13, 2026
Ngjarjet e datës 13 korrik

Related Posts