Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka pësuar lëndim në këmbë dhe mund të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Përfaqësueses.

Rexhbeçaj u lëndua të premten gjatë stërvitjes, pa pasur kontakt me ndonjë lojtar tjetër. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.

Sipas mediumit gjerman “Liga-Zwei”, testet e para nuk kanë dhënë rezultat të qartë. Për këtë arsye, mesfushori pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore të hënën.

Në klub shpresojnë që lëndimi të mos jetë serioz. Megjithatë, Rexhbeçaj mund të mungojë në ndeshjen ndaj Darmstadtit.

Dëmtimi i tij është shqetësues edhe për Kosovën. “Dardanët” më 24 shtator përballen me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts