Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, do të marrë pjesë edhe në protestën e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një publikimi në InstaStory.
Sonte shënohet nata e gjashtë e protestave ku qytetarët po kundërshtojnë vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




















