Këngëtari i njohur Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, po përjetojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre.
Pak ditë më parë, çifti u bënë prindër të një djali, duke zgjeruar familjen e tyre.
Megjithatë, Eronita ka treguar edhe më herët, përmes postimeve dhe paraqitjeve të saj, se gëzon një raport të afërt dhe respekt të veçantë për Tarën, vajzën e Bleros.
Së fundmi, ajo ka publikuar një kolazh me fotografi të mbushura me momente të bukura familjare. Mes tyre shihet edhe Tara, një detaj që tregon marrëdhënien e ngrohtë dhe harmoninë që ekziston mes tyre.





















