Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka sulmuar me një koment të ashpër kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke e quajtur atë “vrasës”.

Reagimi i Krasniqit erdhi pasi Rama publikoi të martën në mëngjes një fotografi nga punimet për shtrimin e asfaltit në Rrugën A në Prishtinë.

Mirëmëngjesi nga rruga ‘A’ 🚧 Shtresa e dytë e asfaltimit!” ka shkruar Rama në Facebook.

Në këtë postim ka komentuar Krasniqi, duke shkruar: “Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria or vrasës”, ka komentuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts