Një familje nga Stagova e Kaçanikut ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit Milazim Jaha, i cili është raportuar i zhdukur.
Përmes një njoftimi, familjarët kanë kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë sa më shpejt.
Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, familja ka lënë në dispozicion numrin e telefonit 049 579 436.
Ata kanë apeluar gjithashtu që njoftimi të shpërndahet sa më shumë, me shpresën që ndonjë informacion nga qytetarët të ndihmojë në lokalizimin e 44-vjeçarit.




















